Kë e akuzon Albulena Haxhiu për rënien e Qeverisë Kurti?

Albulena Haxhiu ka deklaruar se Qeverinë Kurti e kanë planifikuar dhe rrëzuar Presidenti Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të LDK-së duke deklaruar se LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Këto komente ajo i bëri në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.

 

Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!