KEDS do të investojë në Podujevë, me vlerë prej 2 milionë euro

KEDS po vazhdon të investojë në Podujevë. Vetëm sivjet janë ndarë afër 2 milionë euro nga të cilat po realizohen 66 projekte, ku do të përfitojnë afër 10 mijë qytetarë. Në rrjetin e tensionit të ulët do të shtrihen mbi 200 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen afër 900 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni.

Përmes këtyre investimeve, Podujevës po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike. Në këtë komunë, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike. Krahas tyre, është duke u larguar tërësisht rreziku edhe nga shtyllat e vjetra, pasi që në disa lokacione rrjeti po vendoset nëntokë e në zona tjera ato janë duke u zëvendësuar komplet me shtylla të reja./koha/