KEK: Nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, po kthehen blloqet në prodhim

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton se tymi i zi që po shihet në termocentrale është si rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale.

Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, sipas KEK-ut.

“Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme.

Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë. Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli.

Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill.

Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

Ajo qe shihet sot është si rezultat I kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht.

Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit.

Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më I theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, njofton KEK.