KEK nxinë qiellin e Prishtinës

Sot në mëngjes është parë tym i zi të ketë dalë nga tymtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës në Obiliq.

Fotografi të publikuara në rrjete sociale, dëshmojnë retë e zeza të krijuara si pasojë e tymit të zi të emituar nga tymtarët e KEK-ut.

Nga fotografia shihet se tymi i zi është duke u emituar nga Termocentrali Kosova A.