Kelmendi: Unë nuk i nënshtrohem Vetëvendosjes

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, bëri me dije se i ka thënë Isa Mustafës se nëse parimet ekonomike LDK-ja i pranon të Lëvizjes Vetëvendosje, ai nuk do të përkrah LDK.

“Unë nuk i nënshtrohem Vetëvendosje, ajo nuk mund t’i eliminojë idetë e mia për ekonomi”, tha ai.

Kelmendi foli edhe për kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga LDK-ja, për të cilin tha se është ndryshim brenda LDK-së.

“z.Mustafa e liroi vendin dhe ai tregoi se është hapur që LDK  është për ndryshime”, tha ai sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kelmendi tha mos prezenca e Hazirit dhe Veliut në një takim të kryesisë së LDK-së, mund të rezultonte me rënie të partisë, por zonja Osmani, sipas tij ka kohë që deri më 6 tetor të bisedojë me anëtarësinë dhe qytetarët.  

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, tha se dy figurat në parti Haziri dhe Veliu kanë përvojë të gjatë në zgjedhje. Sipas tij raportet miqësore në mes të deputetëve dhe politikës nuk duhet të prishen. / RTK