Kelmendi: VV dhe Nisma rrënjët i kanë në PDK

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi adresuar mediave, ka thënë se Vetëvendosje dhe Nisma i kanë rrënjët në PDK. Zaten, sipas Kelmendit, kjo është arsyeja pse këto parti nuk po kundërshtojnë një koalicion me PDK’në.

Sipas Kelmendit, Nisma ka filluar bisedimet për koalicion me PDK’në, e që më parë s’ka lënë të zezë pa thënë për këtë parti.

Ngjashëm po vepron edhe VV’aj sipas Kelmendit. Ky i fundit thotë se VV’ja nuk po e kundërshton një koalicion të mundshëm paszgjedhor me PDK’në.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit:

NISMA-ka filluar bisedimet për koalicion me PDK-në ( në vitet që kaluam ska lënë të zezë pa thënë për PDK-në).

VV-ja nuk e kundërshton koalicionin pas zgjedhor me PDK-në ( në vitet që kaluam ska lënë të zezë pa thënë për PDK-në).

Si duket po del të jet e vërtetë ajo që është thënë se edhe NISMA edhe VV-ja rrënjët i kanë në PDK!

Ata munden me bë koalicion mes veti, por sa njeri është në burgje dhe ka vdekur në burgje si pasojë e “rivalitetit të egër” mes tyre.

Qytetarët tani në zgjedhje e kanë mundësinë ti thonë “STOP” mashtrimit të madh të tyre./Express