Keqpërdoret politikisht emri i kampiones Majlinda Kelmendi

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Pejës, Xhenet Syka në facebook ka postuar një foto të kombinuar të Kampiones botërore në xhudo, Majlinda Kelmendit, me një thënie, duke e cituar këtë të fundit të thotë se ajo do ta votojë LDK-në, parti nga e cila vjen edhe vet Syka.

“Prindërit e mi jan me LDK edhe unë do të Votoj LDK Kampion edhe ska tjetër me LDK Në Votoni edhe ju” – thuhet në shkrimin të cilin, sipas drejtoreshës së LDK-së, e ka thënë Majlinda Kelmendi.

Por, nuk ka zgjatur shumë dhe Kryetrajneri i Klubit të xhudos “Ipon” nga Peja, njëherit edhe i Kelmendit e ka demantuar drejtoreshën Syka, duke thënë se emri i Majlindes po keqperdoret.

“Majlinda edhe krejt ekipi ynë është i krejt Kosovës dhe mbarë popullit!
Nëpër rrjete sociale po keqpërdoret emri i Majlindes gjoja ka aderuar në parti politike!
Kjo ska ndodh e as që do ndodh deri sa ajo është garuese aktive prandaj mos bini pre e lajmeve të rrejshme!”-thotë kryetrajneri Kuka në demantin e tij.