Kërcëhen policët e Pejës

Dy persona janë arrestuqr pasi kanë kërcënuar policët e Kosovës në Pejë, të cilët po u shqiptonin gjoba trafiku të arrestuarve.

Ngjarja që sipas Policisë cilësohet si:”PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS”, ka ndodhur dje rreth orë 18:00, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar dhe kërcënuar zyrtarët policorë të cilët ishin në duke shqiptuar gjoba trafiku.”-konfirmon Policia e Pejës.

Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një fishek, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë i konfiskuar edhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.