Kërkime në plazhin e Shëngjinit, dyshohet se është mbytur një i ri


Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dyshohet se 18 vjeçari është mbytur në det, raportojnë mediat shqiptare.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme tre persona të tjerë gati patën vdekjen me sy në plazhin e Velipojës.

Të riun në Shëngjin janë duke e kërkuar edhe ekipet e shpëtimit në këtë anë dhe e gjithë zona po kontrollohet nga zhytësit.