Kërkohet ndihmë financiare për luftëtaret e UÇK-së, që ftohën nga gjykata speciale

Në rrjetet sociale ka filluar një inciativë ku kërkohet ndihmë finaciare, për ti përkrahur luftëtaret e UÇK-së, që ftohën nga gjykata speciale.

”Ata kanë nevojë për mjete financiare t’ua bëjmë më të lehtë rrugë, t’ua lenojmë shpenzimet e avokatëve dhe shpenzime tjera që nuk i kanë planifikuar”, thuhet në kërkesën e organizatorit Jetmir Shabani.
Kjo inciativë është duke u zhvilluar në fondacionin www.gofundme.com.

Kjo është kërkesa e plotë:

KËRKESË PËR NDIHMË

Me anë të kësaj kërkese i drejtohemi opinionit të gjerë për t’i dalur në ndihmë të
gjithën veteranve dhe luftëtareve të UÇK, që ftohën nga gjykata speciale.

Ata kanë nevojë për mjete financiare t’ua bëjmë më të lehtë rrugë, t’ua lenojmë shpenzimet e avokatëve dhe shpenzime tjera që nuk i kanë planifikuar.

Kontributi i UÇK-së është unik dhe i njohur botërisht si një luftë e drejt për liri.
Falë gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës së veteranëve, ne sot e gëzojmë lirinë.

Të kontribojmë edhe ne me mundësit që i kemi.

Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Faleminderit diaspore, qdo herë të gatshem për ndihmë!!

Më posht linku për ata të cilët deshirojnë të ndihmojnë luftetarët e UÇk-së me mjete financiare.

https://www.gofundme.com/f/uck-eshte-vete-historia-jone-ti-mbrojme-ata?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf%20share-flow-1&fbclid=IwAR3Vjw1j1euwfBhTD7bOe8yAeHzMEvh3csyZ6lu5NpwhMsK5-Tc7d77hgO0