Kërkohet që të krijohen koridore të lira për qarkullim të mallrave dhe punëtorëve në qytetet që u shpallën karantinë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar krijimin e korridoreve të lira për qarkullimin e mallrave dhe të punëtorëve.

Ai ka përmendur disa probleme që, sic thotë ai, janë shfaqur me të hyrë në karantinë dy qytetet që ndodhen në zemër të Kosovës, shkruan Lajme365.

“I lusim institucionet e vendit, që të sjellin vendim të ri, jo më larg se sot pasdite. BE dhe CEFTA kanë krijuar korridore të lira për qarkullim të mallrave. Të njëjtat duhet të krijohen në Kosovë”, ka thënë Rukiqi.

Një prej shqetësimeve, ai ka përmendur se është bllokuar furnizimi me mallra meqë kompanitë i kanë depotë në Fushë Kosovë dhe nuk mund të hyjnë në Prishtinë.

Ky është reagimi i plotë i Rukiqit:

Te krijohen korridore te lira per qarkullim te mallrave dhe te punetoreve

Disa nga anomalite dhe pengesat momentale ne qarkullimin e mallrave dhe punetoreve:

– Malli i prodhuar ne Gjilan, nuk mund te transportohet ne Peje, per shkak se mallrat nuk mund te kalojne tranzit ne Ferizaj, pasi qe Ferizaj eshte ne karantine;

– Kompania nga Ferizaj nuk mund te nis eksportin drejt Gjermanise, pasi qe kamionet nuk lejohen te dalin nga Ferizaj;

– Rrjetet e marketeve qe jane ne Prishtine, furnizimet i bejne nga depot qe kryesisht jane ne hyrje te Prishtines, por terrritorialisht jane ne Komunat e Lipjanit dhe Graçanices, prandaj e kane te pamundshme te fusin mallra ne Prishtine, pasi qe Prishtina eshte ne karantine;

– Nje fabrike qe eshte ne hyrje te Prishtines, por eshte pjese e territorit te Komunes te Lipjanit, nuk e ka filluar prodhimin fare, pasi qe inxhinierin kryesor e ka nga Prishtina dhe i njejti nuk eshte lejuar te dal nga Prishtina, pasi qe Prishtina eshte ne karantine.

I lusim institucionet e vendit, qe te sjellin vendim te ri, jo me larg se sot pasdite. BE dhe CEFTA kan krijuar korridore te lira per qarkullim te mallrave. Te njejtat duhet te krijohen ne Kosove.