Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Tridhjetë e gjashtë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer sërish në Shqipëri.

Policia bën me dije se shqiptarët kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen. Nga këta 31 kthehen nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Ky operacion u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.

Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar atë është pothuajse zero.