Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e voton Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre

Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.

Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i partisë së Isa Mustafës karshi ofertës së Albin Kurtit për koalicionin parazgjedhor.

/Indeksonline, link: https://indeksonline.net/ma-asnje-vote-kunder-keshilli-i-pergjithshem-i-ldk-se-e-voton-vjosa-osmanin-si-kandidate-per-kryeministre//