Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton raportin për Kosovën

Të hënën më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit të OKB do të diskutojë për Kosovën. Në takim pritet të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, për zhvillimet në vend nga 16 janari deri më 15 maj.
Qëllimi i misionit të OKB në Kosovë, UNMIK, 20 vjet mbas krijimit të tij mbetet siguria, stabiliteti dhe të drejtat e njeriut, raporton DW.

Roli aktual i OKB, me misionin UNMIK në Kosovë është i diskutueshëm. Vetë Kosova dhe vendet perëndimore, mendojnë se ka ardhur koha që UNMIK-ut t’ i jepet fund.
Ndërkohë që Serbia dhe vende që e mbështesin thonë se roli i UNMIK në Kosovë vazhdon të jetë i nevojshëm.

Në takimin e të hënës nuk mendohet të merren vendime mbi të ardhmen e UNMIK. /Deutsche Welle/