Kështu do të jetë ndarja e drejtorive në Dragash

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, gjatë emisionit Aktualitete në Radio Sharr, tregoi se si do të jetë ndarja e drejtorive në komunën e Dragashit, raporton LAJME365.

Xheladini tregoi se në mandatin e tij katër vjeçar Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj tri drejtori, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të ketë dy drejtori, si dhe partit e komuniteteve do të kenë tri drejtori.

Poashtu ai tregoj se zëvendëskryetari i komunës së Dragashit do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje e që emërimi i tij do të bëhet nga vetë Kryetari.

Ndërsa do të ketë edhe një zëvendëskryetar të dytë nga radhët e komuniteteve e që ky pritet të zgjidhet në asamblen komunale.
Xheladini thotë se ata planifikojnë që zëvendëskryetari i dytë nga radhët e komuniteteve të jetë nga subjekti politik JGP.
Sipas tij me datën 13 Janar 2022 do të ketë një mbledhje të radhës të asamblesë komunale e aty do të behet edhe konstituimi i kuvendit komunal.

Ketu mund të e shikon emisionin e plotë të shfaqur mbrëmë në Radio Sharri – Dragash