Kështu martohet 13 vjeçarja në Iran (Video)

Irani është përfshirë në një debat të zjarrtë pas publikimit të videos nga ceremonia e martesës së një vajze të mitur në moshën 13 vjeçare me një burrë 28 vjeçar.

Në videon e publikuar në rrjete sociale nga gazetarja Masih Alinejad, shihet vajza e mitur derisa qëndron pranë “bashkëshortit” të saj të përzgjedhur.

“Kjo dasëm për një vajzë që është nën 13 vjeç. Unë qava kur e mora këtë video nga Qarku Bahmai i cili është një qark në Provincën Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad në Iran. Sipas ligjeve islame, vajza 13 vjeçare mund të martohet, por nuk mund të zgjedh kodin e saj të veshjes”, ka shkruar gazetarja Alinejad.

Pas protestave dhe presioneve të shumta, autoritetet iraniane kanë anuluar martesën e vajzës 13 vjeçare me burrin 28 vjeçar.