Kështu parandalohet kopjimi në teste në Indi

Një universitet në Indi ka zbuluar një metodë të pazakonshme për parandalimin e kopjimit të studentëve gjatë testimit.

Studentëve të cilët i nënshtrohen testeve në këtë universitet u vendoset në kokë nga një kuti e kartonit me qëllim të parandalimit të kopjimit.

Kjo e metodë e pazakonshme e parandalimit të kopjimit nga studentët është duke u zbatuar nga një universitet në rajonin Karnataka në jug të Indisë.

Pas publikimit të fotografive të studentëve me kuti të kartinit në kokë, ka pasur reagime të shumta nga institucione dhe grupe të ndryshme të cilët angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Presionet e shumta kanë bërë që menaxhmenti i universitetit në fjalë të kërkojë falje për mënyrën e pazakonshme të zbatuar për parandilim të kopjimit dhe ka hequr dorë nga zbatimi i saj.