Kështu sulmohet konvoji i ushtrisë turke në Siri (Video)

Aeroplanë luftarak të Sirisë, kanë kryer sulme ushtarake ndaj konvojit të ushtrisë turke sot në brendi të territorit të Sirisë.

Sulmi ka ndodhur derisa konvoji me qindra automjete të rënda ushtarake i Turqisë ishte duke lëvizur në drejtim të pikës së kontrollit në afërsi të qytetit Idlib, në pjesën veriore të Sirisë.

Mediat turke raportojnë se 3 civilë kanë vdekur dhe 12 tjerë janë plagosur. Personat e vrarë e të plagosur ishin të angazhuar nga ushtria turke.