Këta deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente

Vlora Dumoshi, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Behgjet Pacolli nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.

Gazeta inFokus mëson se në seancën e cila do të mbahet sot për votimin e presidentit, këta deputetë do të votojnë kundër Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

Seanca pritet të fillojë nga ora 19:00 ndërsa një seancë tjetër është edhe ajo e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet.