Këta janë 58 deputetët e LVV-së pas çertifikimit të rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka çertifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148,285 vota apo 17%, LDK ka 110,985 apo 12,73%, ka bërë të ditur KQZ-ja, përcjell LAJME365.

Pak kohë pas publikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, janë bërë të ditura edhe nga sa deputetë kanë arritur të fitojn partitë politike.

Levizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka arritur të sigurojë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Më e votuara nga lista e VV-së është Vjosa Osmani me 300.756 vota, e ndjekur nga Glauk Konjufca me 200.646 vota.

Në pesëshën më të votuar gjenden edhe Arben Vitia me 107.858 vota, Donika Gërvalla me 71.722 vota dhe Vasfije Krasniqi me 60.879 vota./lajme365.com

Më posht e gjeni listën me 58 deputetët e ardhëshëm të LVV-së në Kuvendin e Kosovës: