Këta janë deputetët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Në mesin e tyre janë edhe aderimet e Vjosa Osmanit. Vetëvendosje i ka rezervuar gjashtë numra për listën Guxo të Osmanit.

Vetë Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Me numër tetë është Donika Gërvalla, pjesë e listës Guxo.

Pastaj vjen Haxhi Avdyli me numër 16. Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48./indeksonline