Këta janë deputetët që mbesin pa mandat nëse NISMA hyn në Kuvend

Vendimi i sotëm i PZAP ka ndryshuar të gjitha matematikat në Kuvendin e Kosovës.

Nga 32 deputetë sa kishte VV-ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri, do të ketë 29. Nga lista e deputetëve te kjo parti hiqen Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija.

Te LDK-ja largohet Hatim Baxhaku dhe kjo parti do të ketë 28 deputetë.

Fadil Nura do të hiqet nga lista e deputetëve të PDK-së, për ta ulur në 24 numrin e ulësve për PDK-në.

Hyrja e Nismës e lë Partinë Socialdemokratike pa deputet. Natyra Kuçi e kësaj partie kishte hyrë me kuotë gjinore në listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD, por tash mbetet jashtë Kuvendit. AAK-ja do të ketë 13 deputetë.