Këta janë kandidatët e AAK-së që morën vetëm nga një votë në Deçan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit radhitet e katërta me 7.43% apo 58.743 vota.

Ndërsa në komunën e Deçanit kandidati më i votuar është lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ku ka marrë gjithsej 6 mijë e 554 vota.

Por, ka pasur kandidatë të tjerë nga kjo parti të cilët në Deçan e kanë pasur vetëm nga 1 votë. Feriz Shala dhe Agron Xhemajli, janë dy kandidatët e AAK’së të cilët kanë siguruar vetëm 1 votë në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Infokus.

Ndryshe, në Deçan Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë partia e parë, e cila ka siguruar 7 mijë e 589 vota.