Këta janë kandidatët e LDK-së nga Ferizaj

Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar nominimet për deputet nga radhës për zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të kësaj dege në rrjete sociale.

Pas diskutimeve kryesia ka vendosur qe kandidatë të nominuar për deputet nga radhët e Degës së LDK-së në Ferizaj të jenë Muharrem Svarqa, Adem Salihaj, Dardan Bibaj, Imri Hashani, Gezim Kokollari dhe Saranda Musliu.