Këta janë nënkryetarët e legjislaturës së VIII-të në Kuvendin e Kosovës

Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të legjislaturës së VIII-të me 107 vota për dhe tre kundër.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq, në sallë janë të pranishëm 113 deputetë të cilët kanë dhënë betimin e mandatit për deputet. /Telegrafi/