Këta janë pesë personat që u arrestuan për therjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave lidhur me rastin e therjes së dy personave mbrëmë në Prishtinë.

Falë vigjilencës dhe reagimit të shpejt, Policia ka arritur që të arrestonte pesë të rinj.

Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur emrat e personave të arrestuar e që janë: Dion Krasniqi, Dijamant Gollaku, Leart Cakiqi, Lir Ndrejaj e Flokart Ademi

Po ashtu, në kërkim janë edhe dy personat e tjerë: Endrit Gashi dhe Arjanit Paqarizi.

Gjendja e dy personave të therur është jashtë rrezikut për jetën.