Këta janë të gjithë anëtarët e dy komisioneve hetimore për energjinë që u miratuan në Kuvend

Kuvendi i Kosovës i ka dhenë legjitimitet formimit të dy komisioneve hetimore për energjinë, raporton LAJM365.

Kryesus i Komisionit hetimor për energjinë gjatë periudhës së fundit Dhjetor 2021 – Mars 2022, është konfirmuar Driton Selmanaj nga LDK.

Levizja Vetëvendosje do të ketë katër anëtar në këtë komision, PDK dhe LDK nga dy anëtar, ndërsa AKK, Lista Serbe dhe grupi parlamentar 6+ do ta kenë nga një anëtar në këtë komision.

Këta janë 11 anëtarët e komisionit Hetimor për energjinë për periudhën e fundit kohore:

  • Driton Selmanaj – Kryesues (LDK)
  • Artan Abrash (LVV)
  • Enver Haliti (LVV)
  • Jeta Statovci (LVV)
  • Mimoza Kusari (LVV)
  • Ferat Shala (PDK)
  • Eliza Hoxha (PDK)
  • Besian Mustafa (LDK)
  • Pal Lekaj (AAK)
  • Adem Hoxha (Lista Serbe)
  • Fridan Lala (6+)

Kuvendi i Kosovës poashtu ka formuar edhe një komision hetimor për energjinë, i cili është propozuar nga Levizja Vetëvendosje, dhe do të hetohen çështjet energjetike në Kosovë që nga viti 2006, raporton LAJME365.

Kryesues i këtij komisioni do të të jetë Hajdar Beqa nga PDK, ndërsa Zv. Kryesues do të jetë Armend Muja nga LVV.

Më poshtë janë emrat e anëtarëve tjerë të këtij komisioi;

  • Haki Abazi (LVV)
  • Halil Thaçi (LVV)
  • Arbër Rexha (LVV)
  • Rashit Qalaj (PDK)
  • Armend Zemaj (LDK)
  • Rrezarta Krasniqi (LDK)
  • Time Kadriaj (AAK)
  • Ljubinko Karadzic (Lista Serbe)
  • Duda Balje (6+)

/lajme365.com