Këta janë tre kandidatë për deputetë nga Alternativa e Mimozës në listën e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në listën me LVV garon edhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës që kësaj radhe ka tre kandidatë të saj, një më shumë se që kishte në zgjedhjet e 2019.

Përpos Kusari-Lilës, në listën e Vetëvendosjes nga Alternativa janë edhe dy kandidatë të tjerë.

Bëhet fjalë për Ali Tafarshikun, asamblist në Kuvendin Komunal të Gjakovës nga e njëjta parti dhe Angjelina Krasniqi nga strukturat e Alternativës në Pejë.