Këta pritet të jenë bartësi dhe kandidati për kryeministër i VV-së

Arben Vitia pritet të jetë kandidati i VV-së, ndërsa Glauk Konjufca pritet të jetë  bartës i listës se VV-së. Sipas burimeve të LAJME365.

Kjo,  pasi KQZ nuk e ka certifikuar listën për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit. Prandaj, Albin Kurti nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet  e parakohshme që do mbahen më 14 shkurt në Kosovë.

Ndersa pritet që në shtator/tetor të ketë zgjedhje të reja , bashkë më ato lokale pasi ti kaloj  afati i kufizimit ligjor i Albin Kurtit.

Kujtojmë se sipas nenit 71.1 i Kushtetuesës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit./lajme365