Këta pritet të jenë dy ministrat nga Diaspora në Qeverinë Kurti II

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pritet të ketë nga radhët e saj dy poste me përfaqësues nga diaspora.

Kësisoj, Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta udhëheq Donika Gërvalla, e Listës së Vjosa Osmanit, shkruan Indeksonline.

Ajo ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë.

Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani.

Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.

Ndërsa, ministër i Mbrojtjes do të emërohet Armend Mehaj.  Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.