Këta zyrtarë serbë kanë ndalesë të përhershme për të hyrë në Kosovë, konfirmon Petrit Selimi

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në lidhje me ankesat që ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka bërë për moslejimin e hyrjes së tij në Kosovë.

Selimi ka bërë të ditur përmes Twitter se ishte vet ai që e kishte nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes, sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

”Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”.

Serbian defence minister Vulin, known for using derogatory, racist language when addressing Albanians, is complaining he’s not allowed to enter Kosovo. ALL Serbian defence and interior ministers ex officio are banned from entering Kosovo. I know this because I signed the ban.

Selimi po ashtu ka publikuar një dokument nga koha kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme kur ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës bartësve të funksioneve të ministrave/eve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.