Këtë herë VV e dërgon presidentin Thaçi në Gjykatë Kushtetuese

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrie Nagavci tha se kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila vlerëson thirrjet e presidentit Thaçi për moszbatim të masave të qeverisë së Kosovës të ndërmarra ndaj virusit Covid-19.

“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më datë 23 mars, në konferencën e tij, në orët e vona të mbrëmjes bëri thirrje për rezistencë qytetare, për mos zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës”, tha të martën para gazetarëve Arbrie Nagavci.

“Nuk është hera e parë që presidenti që bën këso thirrje për mosrespektim të Kushtetues, ai këtë herë bëri një shkeljeje nxiti qytetarët për mosrespektim të aktit më të lartë juridik”, deklaroi ajo.

Qeveria e Kosovës më 23 mars mori masat e para ndaj COVID-19 të cilat parashihnin ndalimin e qarkullimit të qytetareve dhe automjeteve.

Ndaj këtyre masave kishte reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai kishte bërë thirrje që mos të zbatohen ato masa nga zyrtarët policorë dhe qytetarët e vendit. / Kallxo.com