Këto dy shtete nuk lejohen të vizitojnë shtetet e BE-së

BE ka publikuar listën e 14 vendeve, që lejohen të vizitojnë shtetet e tyre duke filluar nga 1 korriku – SHBA, Brazili, Rusia dhe Kina janë të përjashtuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e vendeve që mund të vizitojnë shtetet e Bashkimit Evropian, janë Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku, dhe Koreja e Jugut.

BE është e gatshme të shtojë edhe Kinën, vetëm nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.

Kontrollet kufitare janë hequr për qytetarët e BE-së, të cilat udhëtojnë brenda bllokut, ndërkaq rregullat për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, janë ende pjesë e negociatave aktuale të Brexit-t.

Megjithatë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të trajtohen në të njëjtën mënyrë sikurse qytetarët e BE-së, deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor, thotë Komisioni i BE-së.

Në listën e 14 vendeve që lejohen të vizitojnë shtetet e BE-së gjenden edhe Algjeria, Gjeorgjia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Mbretëria e Bashkuar si dhe katër shtete të tjera të cilat nuk janë pjesë e BE-së, si: Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, konsiderohen si automatikisht të sigurta.

Lista e BE-së do të azhurnohet çdo dy javë, ndërsa këto masa vijnë për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/