Këto janë 5 propozimet emergjente të AAK-së për Qeverinë për të dalur nga kriza

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media e ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës karshi këtyre çmimeve.

Sipas tij situata është e jashtëzakonshme, përderisa Qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.

Në emër të AAK, ai i ka propozuar  Qeverisë së Kosovës pesë pika e që do të ndikon në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.

Këto janë pesë propozimet emergjente të AAK-së:

1. Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë .

2. Largimin e akcizës, përkohësisht për derivate

3.Kërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë

4.Të rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherë

5. Tashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente