Këto janë çmimet e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli

Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet më datë 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë të njëjta sikur edhe në ndeshjet e tjera.

Edhe forma e shitjes do të jetë online. Ato do të shiten nga Kompania Tiks.

Ademi njoftoi se i vetmi ndryshim është se tani një person do të mund t’i blejë vetëm dy bileta, transmeton Klan Kosova

” Gjitha do të jenë të njejta. Çmimet, forma e shitjes dhe numri i biletave. I vetmi dallim është se tani online ata mund të blejnë vetëm dy bileta”.

Çmimet e biletave do të jenë:

Bileta më e lirë, është ajo në Veri dhe Jug, e cila do të jetë 5 Euro, në Lindje do të jenë 10 dhe 15 Euro, ndërsa në Perëndim 15 dhe 20 Euro.

Bileta VIP do të jetë do të kushtojë 80 euro.