Këto janë disa nga vendimet e reja të Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një varg projektligjesh. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi i dha dritën e gjelbër, Projektligjit për turizmin, Projektligjit për markat tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Qeveria miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti për kontroll të shitjeve te armëve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, shkruan kp.

Krahas këtyre, ekzekutivi miratoi edhe një sërë projektligjesh në pako të adresuara nga Ministria e Bujqësisë./Demokracia.com/