Qeveria e Kosovës ka marr vendim se që nga dita e sotme Komunën e Prishtinës ta shpallë zonë karantinë pas raportimeve të 20 rasteve të reja.
Sipas vendimit të qeverisë thuhet se Komuna e Prishtinës shpallet zonë e karantinuar për shkak se dyshohet për kontakte të drejtpërdrejta me personat e infektuar, raporton Gazeta Insajderi.
Përvec këtyre masave në vendimin e qeverisë thuhet se vatrat e përhapjes së koroanvirusit janë: Lagja Mati 1 rruga Ndue Përlleshi, Tophane rruga Lidhja e Prizrenit dhe Veterniku; ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Prishtinës.
Po ashtu edhe orari i lëvizjes është nga ora 17:00 deri në orën 06:00.