Këto janë masat e reja anti-COVID që priten të vendosen nga qeveria

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë sot masat e reja anti-COVID, të cilat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së do të lirohen.

Siç raporton portali Telegrafi bazuar në burime brenda qeverisë, pritet që shkollat dhe çerdhet, ato publike dhe private, të hapen nga data 27 shtator, shkruan Insajderi.

Masat që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës, bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së:

  • Shkollat dhe çerdhet hapen me prani fizike, duke respektuar udhëzuesit përkatës.
  • Do të bëhen teste periodike të nxënësve dhe fëmijëve me qëllim identifikimin sa më të shpejtë të rasteve të infektimeve. I bëjmë thirrje të gjithëve, në veçanti prindërve që të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e procesit mësimor.
  • Procesi i arsimit të lartë do të fillojë sipas udhëzuesve përkatës, duke u siguruar që respektohet distanca prej 1.5 metrave në mes personave.
  • Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22.00 deri në ora 05.00.