Komuna e Hanit të Elezit ka publikuarfotografi të mbeturinave të cilat i kanë lënë pas qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët e kanë kaluar fundjavën e tyre në zonën e pishave në fshatrat Rezhancë dhe krivenik.
Në fotografitë e publikuara shihen mbeturina të shumta të shpërndarë gjithandej në zonën e pishave.
“Këto pamje ne të mbesin në ndërgjegjeje e të gjithë atyre individëve dhe familjeve që kaluan fundjavën në zonën e pishave Rezhancë-Krivenik dhe pas vete lan grumbuj me mbeturina dhe pisha të dëmtuara”, thuhet në reagimin e Komunës së Hanit të Elezit.