Këto janë rezultatet për COVID-19 të KF Dritës para ndeshjes së Ligës së Evropës

Klubi Futbollistik Drita, ka mjoftuar se ka kryer testimet për coronavirus para ndeshjes në Ligën e Evropës me Sileksin, ku rezultatet e testeve për COVID-19 kanë dalur neagtiv për të gjithë futbollistët dhe stafin e klubit.

”Dje klubi jone i eshte nenshtruar testeve ne prag te ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve per COVID-19 dhe te gjithe kemi rezultuar NEGATIV.”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell Lajme365.

Ndeshja, FK SILEKS vs FC DRITA do të zhvillohet ditën e enjëte me 17 shtator duke filluar nga ora 20:00.

Me vendim të UEFA-s ndeshja zhvillohet pa praninë e publikut në stadiumin e Shkupit në Maqedoni.

Vlen të përmendet se IKSHPK-ja, për 24 orët e fundit ka njoftuar për 71 raste pozitive me COVID-19, 199 të shëruar dhe 1 të vdekur./lajme365.com