Këto janë votat e diasporës për komunën e Podujevës

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nis numërimi i votave të ardhura me postë.

Një numër i konsiderueshëm i votave kanë qenë edhe për kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi.

Shpejtim Bulliqi nga LVV (161 vota) ka marr më shumë vota sesa kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni i cili mori 25 vota.

Kujtojmë që Komuna e Podujevës ka shkuar në balotazh me një epërsi të ngushtë të Hysenit kundrejt kryetarit aktual, Shpejtim Bulliqit.