Këto janë votat nga diaspora për kryetar të Prizrenit

Sot në KQZ janë numëruar votat të cilat kanë ardhur nga diaspora.

Sipas të dhënave nga KQZ, përcjell LAJME365, në garën për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes kryeson me votat e diasporës me 202 vota, i ndjekur nga Shaqir Totaj i PDK-së me 171 vota.

Anton Quni i LDK-së radhitet i treti me 106 vota, Lulzim Kabashi nga AAK-ja me 17 vota, Zafir Berisha i Nisma me 6 vota, Cemajl Smajli nga NDS me 5 vota dhe Milazim Lushaj i cili ka kandiduar si i pavarur ka marr 5 vota.