Këtu mund t’i raportoni shkeljet në zgjedhjet e sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një link të veçantë për ankesa.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilës hasin në parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor, mund t’i raportojnë ato në linkun:
https://kqzkosova.ushahidi.io/views/map

Në këtë link mund të raportohen të gjitha llojet e parregullsive, përfshirë manipulimet zgjedhore, sigurinë zgjedhore, shkeljet procedurale, mohimin e votimit, fotografimin e votës dhe parregullsi tjera të cilat mund të hasin qytetarët në apo përreth qendrave të votimit.