KFOR: Aksioni policor në veri nuk është kundër serbëve

Zyrtarë të KFOR-it kanë komentuar aksionin policor i cili po zhvillohet në Kosovë dhe veri të vendit nga institucionet e Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka deklaruar për mediat serbe ky operacion po zhvillohet nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Kosovës. Ai ka bërë me dije se ky aksion nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër atyre që janë të përfshirë në korrupsion.

Grasso ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Beogradit që kanë bërë thirrje se KFOR-i duhet të reagojë. “Ne nuk ndërhyjmë në veprimet e Policisë derisa të na kërkohet një gjë e tillë nga ta” ka deklaruar ai, transmetojnë mediat serbe.