“Kijameti” nëpër rrugët e Pejës

Kapakët e pusetave, gropat në rrugë dhe prishja asfalltit janë probleme që po e vështirësojnë gjendjen e çarkullimit të veturave në komunikacionin rrugorë në Pejë.

Redaksia jonë lidhur me këtë, si dhe me probleme të ngjashme jo largë prej kohësh pati kontaktuar me Drejtorinë për Punë Komunale në Pejë, nga ku na janë përgjigjur se këto probleme pritet të sanohen tek në pranverë.

Deri atëherë, qytetarët po vazhdojnë të përballën me këtë gjendje, e madje edhe deri tek dëmtimi i veturave të tyre, teksa në këtë foto, shihet se si ata vet tentojnë që të parandalojnë rënien në puseta dhe gropa të hapura nga ky përkeqësim i infrastrukturës rrugore.