Autoritetet e Koresë Jugore janë duke hetuar njoftimet sipas të cilave raportohet se lideri i Koresë Veriore ka ekzekutuar zyrtarë të lartë të shtetit të tij.
Wall Street Journal raporton për dyshimet se liderit koreano-verior Kim ka bërë një hap të tillë si konsekuencë ndaj dështimit në arritjen e një rezultati pozitiv në negociatat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve.
Zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, të cilët kanë arritur të largohen në shtetin fqinj jugor, kanë njoftuar se një numër i diplomatëve të jenë ekzekutuar në muajin Mars.