Kina po e dërgon ushtrinë në kufi të Hong-Kongut

Profile të ndryshme në rrjete sciale kanë publikuar video përmes të cilave pretendohet së Kina është duke dislokuar forca të mëdha ushtarake në kufirin e saj me Hong-Kongun.

Tashmë disa muaj Hong-Kongu po ballafaqohet me protesta të mëdha në të cilat po marrin pjesë miliona qytetarë. Protestuesit së fundi kanë bllokuar edhe aeroportin e qytetit duke pamundësuar realizimin e fluturimeve.

Forcat e rendit në Hong-Kong shpesh kanë përdorur forcë për ndalimin e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministres, organizimin e menjëhershëm të zgjedhjeve të parakohshme si dhe lirimin e protestuesve të arrestuar.