Kjo deputete e LDK u vonua dhe nuk mori pjesë në votim

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, nuk ka marrë pjesë në raundin e parë të votimit për presidentin.

Ajo është vonuar për pjesëmarrje dhe kur është kthyer në sallë ka përfunduar procesi duke iu pamundësuar të votojë.

Raundi i parë ka dështuar meqë nuk ka pasë kuorum të nevojshëm. Në kuti janë hedhur vetëm 78 vota.