Kjo është Artane Rizvanolli, ministrja e re e Ekonomisë

Artane Rizvanolli pritet që të udhëheq Ministrin e Ekonomisë për katër vitet e ardhshme.

Ajo ndonëse nuk është një emër shumë i njohur për publikun, përvoja e saj në fushën e ekonomisë nuk është e vogël, shkruan Gazeta Infokus.

Rizvanolli është ligjëruese në Kolegjin Riinvest që nga viti 2007. Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës, ajo ka vazhduar studimet Master në Ekonomiks për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2012 ka doktoruar në fushën e Ekonomiksit në Universitetin Staffordshire me hulumtimin e fokusuar në lidhjen në mes kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në tranzicion.

Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike në kuadër të organizatave të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare në fushat si punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike./Gazeta Infokus/