Kjo është dhurata më e veçantë që një prind mund t’ia dhurojë djalit të tij i cili fillon klasën e parë

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor.

Me mijëra nxënës, anembanë Kosovës, sot për herë të parë janë ulur në bankat shkollore.

Presidenti, Kryeministri, liderët e partive, ministrat, kryetarët e komunave e shumë të tjerë kanë uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Shumë prind u kanë bërë dhurata fëmijëve të tyre për nder të fillimit të një jete të re.

Por një dhuratë të veçantë e kishte përgaditur Lavdim Zylfiu për djalin e tij i cili sot për herë të parë u ul në bankat shkollore.

Zylfiu kishte ruajtur për plot 29 vite çantën e tij shkollore. Sot, pas 29 vitesh, çantën e Lavdimit, në krahët e tij e barti djali i tij Admirali.

Ky është postimi i plotë i Lavdim Zylfiut: